KE: Dukshëm ka rënie të numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në BE

KE: Dukshëm ka rënie të numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në BE

Në Bruksel u zhvilllua takimi i Nënkomitetit të 11-të mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë mes BE-së dhe Shqipërisë. Përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe autoritetet shqiptare diskutuan zhvillimet më të fundit në fushën e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore.

Komisioni përgëzoi autoritetet shqiptare për angazhimin e tyre dhe për progresin e qëndrueshëm të arritur në fushën e shtetit ligjor, veçanërisht në fushën e reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili ka hedhur themelet për të konsoliduar një gjyqësor vërtet të pavarur, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm.

Komisioni njohu rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të themelimit të Prokurorisë së Specializuar kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Komisioni dhe Shqipëria në këtë takim, pos tjerash, vunë në dukje rënien e kërkesave për azil të parashtruara nga shtetasit shqiptarë në Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet që zbatojnë Schengenin në vitin 2018 krahasuar me 2017, ranë dakord mbi rëndësinë që të vazhdojnë përpjekjet konkrete për të adresuar fenomenin e aplikimeve të pabazuara për azil, si dhe për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e raportit Monyeval mbi luftën kundër pastrimit të parave/financimit të kundër-terrorizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy