Meta: Shqetësim rreziqet e PPP-ve. Duhet politikë tjetër për sistemin tatimor

Meta: Shqetësim rreziqet e PPP-ve. Duhet politikë tjetër për sistemin tatimor

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai deklaroi se inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë.

Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces.

Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale.

Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit.

Të gjitha projektet e investimeve publike duhet t’u nënshtrohen kornizave të investimeve publike dhe prokurimit. Shqetësimet seriozet kanë të bëjnë dhe me mbështetjen fiskale, ku theksohet se:

Konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me mbështetje fiskale të përkohshme dhe të synuar, për të mbrojtur grupet më në nevojë.  

Forcimi i mbrojtjes sociale mund të ndihmojë në përmirësimin e instrumenteve të menaxhimit të krizave në Shqipëri, duke mundësuar mbështetje fiskale më efektive dhe të shënjestruar.

Pra, për më të dobëtit dhe me të varfrit duhen politika efektive.

Meta shtoi se me borxhin publik ende të lartë dhe nevoja të mëdha për financim bruto, Shqipëria nuk mund të përballojë subvencione me bazë të gjerë.

Sipas tij, në nga arsyet pse kemi dështuar të mbështesim bujqësinë dhe fermerët siç ndodh në Maqedoninë e Veriut, siç ndodh në Kosovë, siç ndodh në vende të tjera.

Në vijim Meta tha se paqëndrueshmëria në tregun global të energjisë e ka vënë theksin në urgjencën e reformave vendimtare për të garantuar qëndrueshmëri financiare në sektorin e energjisë elektrike të Shqipërisë, për të zvogëluar rreziqet fiskale dhe për të rritur sigurinë e energjisë.

Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit.

Pra një politikë tjetër e një sistemi tatimor por edhe më transparent do t’i shërbente luftës kundër informalitetit por dhe do të zhvillonte prodhimin e brendshëm.

Trajtimi i shumë prej çështjeve strukturore të kahershme, me të cilat përballet Shqipëria, do të jetë gjithashtu kritike për rritjen e potencialit ekonomik të vendit.

Është e qartë, që jemi një vend që eksportojmë krah pune dhe importojmë ato prodhime që mund t’i prodhonim në vend dhe t’i eksportonim.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë 13 vjet për të shlyer borxhin.

Këto përfshijnë avancimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, reduktimin e korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve dhe forcimin e kornizës për luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Është e qartë është një paralajmërim tjetër edhe vetë amnistisë fiskale.

Meta tha ndër të tjera se përtej efektit negativ në produktivitet dhe rritjes potenciale afatgjatë, emigracioni ka gjithashtu implikime negative për të ardhurat nga taksat dhe koston e ofrimit të shërbimeve publike.

Ai citoi se një shkak rrënjësor i këtij migrimi të jashtëzakonshëm është i lidhur ngushtë me çështje strukturore më të gjera dhe afatgjatë në vend.

Trajtimi i këtyre çështjeve strukturore, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe institucioneve, frenimin e korrupsionit dhe adresimin e nevojave të zhvillimit njerëzor, si dhe investimin në kapitalin njerëzor, do të ndihmonte në uljen e emigrimit.

Pra bërja e të kundërta që kjo qeveri bën prej 10 vitesh duke nxitur në këtë mënyrë largimin e të rinjve dhe të rejave të vendit.

Rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit dhe njëkohësisht i nxitur sidomos nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë.

Çmimet e ushqimeve janë më të larta në të gjithë rajonin dhe të përafërta me çmimet në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera tha se rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë janë një rrezik kyç, veçanërisht nëse ato shkaktojnë efekte më të mëdha të një niveli të dytë si dhe trazira sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy