A do qeverisë PS me PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit? Si përgjigjet kryeministri Rama

A do qeverisë PS me PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit? Si përgjigjet kryeministri Rama

Pas marrëveshjes Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe futjen e opozitës në zgjedhje, ka patur reagime nga më të ndryshmet. Po kështu, ka patur edhe opinione të ndryshme që kanë ngritur dyshimin se pas 25 qershorit do të ketë një qeverisje PD-PS.

Në emisionin “Opinion”, kryeministri Rama nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për këtë çështje, por ka theksuar edhe njëherë se synon të ketë i vetëm timonin e qeverisjes. Sakaq, Rama ka shtuar se me cilët vijohet rruga e qeverisjes, është një tjetër çështje.

“E rëndësishme është qe ne të kemi timonin të vetëm. E them këtë për të mos patur në timon duar të tjera që të ngadalësojnë ,të ndalojnë, të bëjnë manovra. Është një hall i madh për mua dhe për PS që të mos ia dalim të bëjmë gjëra që mund të bëjmë, për shkak se mund të mos i përshtatemi numrave në Parlament”, tha kryeministri Rama.

A do qeverisni në një koalicion me bazë të gjerë?
Këtë e vendosin qyttarin. Ne e duam të vetëm timonin e qeverisjes. Por këtë e vendos 25 qershori. Dhe 25 qershori duhet të jetë kuqezi. Unë ëndërroj që flamurin tonë ta vendosim në oborrin e BE”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy