Çani: Nëse liderët e partive humbëse nuk largohen, do të krijohet nevoja e një opozite të re

Çani: Nëse liderët e partive humbëse nuk largohen, do të krijohet nevoja e një opozite të re

Analisti Artur Çani foli gjithashtu nga studio e MCN TV lidhur me vendimet e liderëve të partive që do të humbin zgjedhjet.

Ai tha se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të parashikojë edhe humbjen në këto zgjedhje, përndryshe sipas tij nuk është largpamës. Çani tha po ashtu se liderët e partive që do të humbasin në këto zgjedhje duhet të largohen nga drejtimi i partive, përndryshe në vend do të krijohet nevoja e një opozite të re, tha analisti.

“Nëse nuk e parashikon nuk është largpamës. Nuk ka pasur fuqinë e një lideri të thellë që të mund të kishte fituar. Kush humbet zgjedhjet duhet të largohet nga vendi që ka. Ndryshe do të krijohet nevoja e një opozite të re”, tha Çani.

I pyetur lidhur me arritjen e premtimeve të kryeministrit, analisti tha se do të ishte sukses për PS nëse do të realizohej.  

“Nëse Rama arrin mandatet që ka thënë është sukses sidomos pas 8 vitesh qeverisje. Vërtetë pushteti të konsumon por të jep disa avantazhe të tjera. Ngjarja e Elbasanit tregoi se ishte pjesë e PS. I ftuari kurrë nuk shahet dhe nuk them dot fjalë të këqija për të, ai ia arriti”, tha Çani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy