Sot në Kosovë nis procesi i numërimit të votave me kusht

Sot në Kosovë nis procesi i numërimit të votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë sot do të filloj procesi i numërimit të votave me kusht për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor 2021, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka thënë Elezi.

Ndryshe dje në QNR ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator-15 tetor.

Nga numërimi i këtyre votave në 15 komuna kryesojnë kandidatët e LVV-së (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).

Në shtatë komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).

Në tre komuna prijnë kandidatët e PDK-së (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit), ngjashëm sikurse kandidatët e AAK-së të cilët janë të parët në tre komuna (Rahovec, Deçan, Klinë).

Bazuar në rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 38 komunat ku janë zhvilluar zgjedhjet, në 16 prej tyre është shënuar fitore nga partitë kurse 21 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë që do të mbahen me 14 nëntor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy