Sot Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe ministrja e Ekonomisë interpelancë me deputetin e PD

Sot Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe ministrja e Ekonomisë interpelancë me deputetin e PD

Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare. Ashtu si për çdo herë, seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Në rend të ditës është parashikuar miratimi i disa projektligjeve, ndërkohë që në axhendë thuhet se është kërkuar interpelancë nga deputeti i PD-së Zef Hila me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 12.04.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 11.04.2022.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj kërkuar nga deputeti Zef Hila.

4. Raportimi i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2021.

5. Për miratimin e aktit normativ nr. 2, datë 2.3.2022, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar.

6. Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit”.

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”

8. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.

9. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues”.

10. Projektvendim “Për miratimin e strukturën, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të punës të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura (ERRU)”.

11. Projektvendim per ngritjen e nënkomisionit “Për zhvillim të qëndrueshëm”.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy