
Në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Rama e vlerësoi sërish nismën e Ballkanit të Hapur, pavarësisht riaktivizimit të Procesit të Berlinit. Diplomati Jorgji Kote thotë se si projekt, Ballkani i Hapur lindi i vdekur dhe tashmë zyrtarisht është një mbeturinë e së kaluarës.
Ballkani i Hapur ka vdekur, më 3 nëntor iu bë nekrologjia në Berlin. Kryeministri Rama nuk ka gjë të keqe që e përmend, natyrisht që në 3 vjet u bë diçka. Por ajo diçka mund të bëhej edhe me marrëveshje dypalëshe.
Është çështje kohe dhe Ballkani i Hapur do të kthehet në një mbeturinë që i takon të kaluarës. Do të përdoret edhe ca kohë derisa të dalë fare nga fjalori. Lindi i vdekur, si një amatorizëm politik.



