
Gazetari Neritan Sejamini thotë se pas dorëheqjes së Berishës në 2013, Lulzim Basha ndryshoi strukturën e PD-së, por filozofia e drejtimit të partisë mbeti e njëjtë. Sipas tij, rinovimi I Bashës nuk solli asgjë të re në parti. Sejamini theksoi se pavarësishts e kanë kaluar 10 vjet nga ai moment, PD nuk arriti të sjellë elitat që që i bëjnë njerëzit ta pëlqejnë.
Pas largimit të zotit Berisha nga kreu i PD në 2013, Basha bëri një ndryshim total të PD. për herë të parë, partia kishte më shumë departamente se vetë qeveria. U mundua të bënte një parti me nivel burokratik. Me këtë parti, ai u mundua 8 vjet të bënte opozitë. Ky rinovim nuk solli asgjë të re. nuk pati njerëz karizmatikë. Nuk pati ide të reja, u krijua e njëjta skemë: pushteti absolut kryetari, të tjerët i shërbenin. Elita që i bën njerëzit ta pëlqejnë nuk është krijuar ende në PD.



