
Pak ditë më parë kreu i opozitës Lulzim Basha nga foltorja e kuvendit ka akuzuar Presidentin Meta si pjesë e 'Trekëndëshit të Bermudës', gjë që deputeti Dashamir Shehi nga ‘Të Paekspozuarit' në MCN TV e ka cilësuar si të gabuar për një njeri që e konsideron veten burrë shtetit.
Shehi shprehet se Basha nëse do kishte dikë për të akuzuar në këtë mes ti kishte drejtuar akuzat ndaj gruas së Metës, Monikës sepse atë kishim dhe aleat ne në zgjedhje.
Unë do thoja që për mua bëri gabim që e sulmoi sepse një njeri që e quan veten për burrë shteti nuk i shkon kjo gjë. Presidenti është drejt përfundimit të mandatit të tij dhe duhet lënë në solemnitetin e vet ajo që i ka tepruar në atë pak që i ka ngelur. Ky është presidenti i Shqipërisë dhe se po i vjen fundi, por Meta është akoma njëlloj institucioni që konsiderohet i pavarur. Basha të fuste brenda Bermudës gruan e Metës, LSI, atë kishim aleat ne në zgjedhje. Në eksperiencën time të gjatë kam parë kaq shumë teatër, pra gjatë gjithë rrugës kemi parë marrëveshje, luftë dhe puqje, në këtë lloj zigzagë jo trekëndësh por një katrahure e madhe. Jemi afër mbarimit të mandatit të presidentit punët do sqarohen politika do hyjë në një linjë normale, do krijohet opozita.



