
KQZ-ja ka certifikuar edhe grupin e dytë të partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit.
Sot janë certifikuar PDK-ja, LDK-ja, koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni VAKAT.
Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se janë miratuar të gjitha subjektet politike dhe kandidatët e tyre.
Të gjitha partitë politike i kanë plotësuar të gjitha kërkesat për certifikim.
“Partitë politike janë AAK- PSD, PDK, LDK dhe koalicioni VAKAT. Nuk ka pasur asnjë problem, kanë plotësuar të gjitha kërkesat”, kanë thënë nga KQZ.
Për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, garajojnë 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1 milion e 972 mijë e 466 votues.



