Po zhvillohet sot para Bashkisë së Tiranës protesta e 30-të e opozitës, e para pas nisjes së të ashtuquajturës mosbindje civile.
Në një raportim për MCN Live gazetari Mariglen Kume bëri me dije që deri më tani protesta është përqendruar te denoncimet, dhe nuk ka patur elementë të mosbindjes civile.
“Jemi në protestën e 30 të PD-së dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. E para pas protestës së 7 tetorit, e konisderuar si mosbindje civile. Protesta ka ardhur me dy denoncime, ku Silva Caka tha që përmes një VKM-je të bërë nga qeveria, në bashkëpunim me bashkitë, po tentohet të grabitet prona private e shqiptarëve, nën mburojën e legalizimeve të ndërtesave. Denoncimi i dytë erdhi nga Jonathan Pano, i cili tha që në mbledhjen e kaluar të Këshillit Bashkiak është bërë një diskriminim, ku është vendosur një skemë pikëzimi, që favorizon komunitetin LGBTQ për kreditë e buta. Në protestën e sotme kemi të bëjmë vetëm me një protestë që denoncon vendimet e padrejta dhe është fokusuar në fjalime, s’kemi të bëjmë me ndonjë elementë të mosbindjes civile”.



