Seanca pa opozitën, Kuvendi miraton ligjet me 71 vota

Seanca pa opozitën, Kuvendi miraton ligjet me 71 vota

Në seancën e sotme, maxhoranca ka miratuar pa praninë e opozitës disa projektligje.

Me 71 vota, maxhoranca miratoi sot projektligjin për gazin natyror, projektligjin për dhënien me qira të tokave bujqësore, aderimin në marrëveshjen e Lisbonës, ndërsa me procedurë të përshpejtuar kaloi projektligjin për ndryshime në ligjin e gjendjes civile.

Ndërkohë, deputetët e opozitës vijojnë bojkotin që prej seancës së parë të këtij sesioni që nisi më 3 shtator.

Ashtu siç e ka bërë traditë, opozita u mblodh sot paralel me seancën parlamentare, kësaj radhe në një hotel në kryeqytet, ku kreu i demokratëve, Lulzim, Basha, propozoi masat “Antimafia”,  me anë të të cilave PD-ja synon të ndalë dhënien e koncesioneve abuzive përmes ndryshimit të ligjit me të njëjtin emër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy