Bushati: Koalicioni me LSI do vazhdojë, shumë shpejt marrëveshja

Bushati: Koalicioni me LSI do vazhdojë, shumë shpejt marrëveshja

Deputeti Ervin Bushati shprehu besimin se koalicioni me LSI do të vazhdojë dhe shumë shpejt do të arrihet marrëveshje.

Në “Intervistën e Mbrëmjes” në "Ora News", Bushati tha se pa LSI reformat nuk do ishin të mundura. 

"Unë di të them që PS e ka bërë të qartë qëndrimin e saj edhe dje në Asamblenë elektorale. Ne jemi të vendosur me të njëjtën vendosmëri, shpresë, vullnet për të çuar përpara luftën për të pasur sa më shumë punësim, siç kemi çuar përpara luftën për reformën në drejtësi, për të pasur sa më shumë infrastrukturë siç kemi çuar përpara luftën për reformën në energjinë elektrike dhe jemi të vendosur dhe e dimë shumë mirë se reforma të tilla nuk mund të arriheshin pa një aleancë kaq të gjera.

Unë mendoj që ky koalicion do të vazhdojë sepse ne kemi akoma shumë punë për të bërë, kemi shumë punë përpara. E kemi treguar që kemi një vullnet të palëkundur, sepse mund të kishim qëndruar një mazhorancë e vogël, vetëm të qeverisnim apo administrimin e punëve, por kemi marrë kosto duke bërë reforma.

Është diçka e mirë për qytetarët shqiptarë, marrëveshja do të arrihet shumë shpejt. Rrugëtimi ynë ka qenë i suksesshme dhe janë bërë reforma sa nuk janë bërë në 25 vjet", tha Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy