Boçi: Negociatat në PD të mos ngelin në nivel deklaratash, primaret largojnë çdo individ nga interesat (VIDEO)

Boçi: Negociatat në PD të mos ngelin në nivel deklaratash, primaret largojnë çdo individ nga interesat (VIDEO)

Në një lidhje qme mcn live deputeti demokrat Luciano Boci komentoi lidhur me negociatat mes grupit të Alibeajt dhe Berishës për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje.

Ai deklaroi se epoka e re në PD ka nisur që në 11 dhjetor në kuvendin e thirrur dhe vendimet që ai mori dhe se këto janë pasurimi i epokës dhe janë të mirëpritura, por që sipas tij nuk duhet të ngelin vetëm në nivelin e deklaratës por të bëhen akte reale.

Epoka do e japë rezultatin e saj në zgjedhjet lokale ku pritet një fitore. Ka ikur periudha e negociatave të fshehta, PD është transparente dhe e ndershme në raport me anëtarësinë dhe qytetarët. Nuk ka më negociata dyshe klandestine që sillnin të mira vetëm për ata që i bënin dhe pjesa tjetër vërdalliseshin dhe nuk merrnin asgjë. Fitorja ka anuar nga aleancat e mëdha dhe besoj se është faktor shumë i rëndësishëm. Nëse do ketë ngërç për primaret, atëherë s’ka thirrje për bashkëpunim sepse bashkëpunimi nuk është ulje dakordësish, por zbatimi i proceseve demokratike brenda PD dhe primaret largon çdo individ nga interesat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy