Skema mashtrimi me bursa studimi në SHBA, Korreshi: Prokuroria të ndërhyjë kryesisht (VIDEO)

Skema mashtrimi me bursa studimi në SHBA, Korreshi: Prokuroria të ndërhyjë kryesisht (VIDEO)

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, për skemën e mashtrimit me bursa studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se është një ngjarje e rëndë.

Në një lidhje për MCN Live, Korreshi tha se janë skema por gjatë gjithë kohës janë bërë skema të tilla.

Sipas tij, ka ndodhur dhe ka raste por duhet vlerësuar për mënyrën se si janë përfshirë dhe OJF-të për nxjerrjen e vizave.

Drupal Ad

Mund të marrin si delegacion shoqërues dhjetëra e dhjetëra njerëz. Deri dje jepeshin bursa vetëm për pushtetarët, tani nga që kanë kaq vite në pushtet, po e kalojnë pjesën e studimit, po e shesin.

Shkojnë me bursa atje, gjejnë një kontratë pune dhe kërkojnë konvertimin e dokumentacionit nga shkolle në pune.

Kur bëhen drejtpërdrejtë nga ministria e Arsimit është e rëndë. Nuk mund ta them se është e përfshirë ministria e Arsimit.

Por që ambasada amerikane ka dalë me reagim, kjo kërkon thellim.

Shpresoj se nuk do t’i duhet ndonjë kallëzim me shkresë prokurorisë, pasi duhet të ndërhyjë dhe kryesisht.

Prokuroritë bëjnë shurdhmemece me gjithë këto lajme që qarkullojnë.

Një ngjarje e tillë duhet të reflektohet kryesisht dhe nga prokuroria e shtetit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy