Vuçiç pranon se u takua me Radoiçiçin para sulmit terrorist në Banjskë

Vuçiç pranon se u takua me Radoiçiçin para sulmit terrorist në Banjskë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka pranuar përmes një interviste për TvHappy në Beograd, se ishte takuar me Milan Radoçiqin, krye organizatorin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, para se të ndodhte rasti i Banjskës.

Në një intervistë të fundit zbulon detaje nga takimi ku thotë se përpos Radoiçicit ishte edhe Slavko Simiç i Listës Serbe.

Le të kthehemi te Banjska. Ka vepra penale dhe ata do të përgjigjen. E ndërmorën sepse ndiheshin të pafuqishëm për të bërë ndonjë gjë tjetër.

Ka pasur takime me ta për tre natë, ka qenë Radojiçic, Simic dhe disa djem të tjerë. Ata ma thanë në sy se nuk u besojnë amerikanëve dhe evropianëve dhe unë u them se duhet t’u besoj atyre se nuk kam njeri tjetër, sepse ata janë në terren.

Me firmosje garantuan se shqiptarët nuk do të arrestonin askënd që ishte në barrikada. Dhe kur ata nënshkruan, tre muaj më vonë filluan arrestimet.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, disa nga të cilët më pas u liruan.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash, përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy