
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Flamur Noka tha se janë vetëm dy degët e partisë që kanë zgjedhur të qëndrojnë me Bashën.
Të tjerat, sipas Nokës, kanë firmosur në shumicën e tyre për lëvizjen e Berishës. Sipas tij, Basha është në dijeni të kësaj.
Degë për degë e di sa e kanë firmosur. Janë vetëm dy degë ku nuk kemi kaluar 50%. Mallakastra dhe Vau i Dejës. Basha e di shumë mirë këtë.



