
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me prokurorët dhe Arben Krajën në Prokurorinë e Posaçme.
Takimi mësohet se është zhvilluar në orën 12:00, ndërsa vjen pas përfundimit të afatit për kandidaturat për kreun e SPAK.
Në një reagim në twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan pavarësisht kërcënimeve, SPAK është i vendosur të tregojë se askush nuk është mbi ligjin.
Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë së tij, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.




