Inceneratori i Fierit/ Tabaku: Subashi kompensoi tokë private me vlerë 460 mln lekë

Inceneratori i Fierit/ Tabaku: Subashi kompensoi tokë private me vlerë 460 mln lekë

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku ka ndarë sot dokumentet që tregojnë sipas saj, lidhjen e kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashit me ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Në këto dokumente të botuara nga PD, bëhet e ditur se prona e vendosur fillimisht nga vendimi i Këshillit Bashkiak Fier në vitin 2015 ishte në fshatin Plyk pa pasur në plan ndërtimin e një incineratori. Ata shtojnë se një vit më pas bashkia Fier informohet se ka nisur një praktikë për dhënie me koncesion për incinerator.

Sipas dokumentave të prezantuara nga Tabaku, tregojnë se pak kohë pasi kompania në pronësi të Klodian Zotos kishte fituar koncesionin me vlerë 28 mln euro, propozoi ndryshimin e vendndodhjes.

Në vitin 2016 ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të Bashkisë Fier. Dhe 1 vit më pas përsëris ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar; përsëri me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, z.Armando Subashi”, u shpreh Tabaku dje në konferencën e saj për shtyp.

Ajo evidentoi gjithashtu se përzgjedhja e truallit nuk ishte aspak rastësore pasi ndonëse në hartë ishin 6 mundësi shtetëtore u zgjodh një tokë private e cila u konpensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë lek.

Subashi është një nga dëshmitarët që pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve javën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy