Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në takimin që mbajti me Komitetin Organizativ të Partisë, ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po grabit shqiptarët.
Meta tha se fatura e korrupsionit të “Rilindjes” shkon deri në 12 mld euro.
Sipas tij, zgjidhja është që qeveria të rrisë pagat dhe mbështetjen sociale ndaj shqiptarëve në këtë kohë krize, dhe se të vjedh më pak.
A ka korrupsion më gjigand sesa me rilindjen urbane, mbi 2 miliard euro. Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e KOlonjës, por sikur të ishin mbështetur më shumë ata fermerët. Sa mirë do ishte. Jo vetëm në Kolonjë, po kudo tjetër. Janë investime që nuk kanë ndihmuar as që qytetarët të rrinë në këto treva, as që të rrisin bizneset e tyre. Shumica janë investime fiktive Afera e Portit Durrësit, nga më kriminalet. Përveçse se shkatërron një nga asetet më të rëndësishme të vendit dhe që do ta çojë në duar të dyshimta.
Po ti mbledhësh në total shkon në 12 mld euro fatura e korrupsionit të rilindjes. Është një tërmet shkatërrimtar për financat publike dhe financat e familjeve shqiptare se ato do t’i paguajnë
Meta: Po ti mbledhësh në total shkon në 12 mld euro fatura e korrupsionit të rilindjes. Është një tërmet shkatërrimtar për financat publike dhe financat e familjeve shqiptare se ato do t’i paguajnë.
Ne mbështesim plotësisht kërkesat e pedagogëve sepse janë mëse legjitime. Po kërkojnë që në 2 vjet të arrijnë atë standard që kanë kolegët e tyre ne Kosovë. A ka gjë më të arsyeshme. Para ka? Çfarë sakrifice duhet të bëjë qeveria? Të vjedhë më pak. Epo këtë sakrificë nuk do ta bëjë Edi Rama, ai kërkon të vjedhë më shumë.
Sipas Metës, opozita duhet të jetë më e bashkuar, sidomos tani në afrimin e zgjedhjeve vendore.
Opozita duhet të jetë sa më e bashkuar dhe sa më e sinkronizuar. Investimi më i madh i Edi Ramës korruptimi dhe përçarja e opozitës.
Unë jam tërësisht optimist se situata do të vijë dhe do të përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët dhe në këtë drejtim përveç reagimit, protestave dhe mbështetjes së tyre. Të mos harrojmë në pak muaj do të kemi zgjedhje vendore. Ky është një moment pozitiv pasi do të vendoset pluralizmi politik.
Sot kontrollohet çdo gjë nga një parti e vetme dhe qytetarët janë lënë në mëshirën e kryetarëve monistë. Partia e Lirisë ka detyrën për të kontribuuar në fitoren e opozitës por dhe për t’i kthyer Këshillat Bashkiakë në parlamente të qyteteve.
Meta bëri të ditur se Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mblidhet në 29 tetor.
Sipas tij, në të do të reflektohen ndryshimet në statut dhe në program, si dhe do të zgjidhen forumet e Partisë së Lirisë.



