Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka vonuar për të mbështetetur presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që së fundmi doli me një deklaratë duke iu drejtuar popullit pas kthimit nga Haga ku dëshmoi në gjykatën speciale.
Edi Rama ka lënë një shënim në rrjetin ‘facebook’ ku shquhet një foto e Hashim Thaçit dhe citohen fjalët e tij të vetëm pak çasteve: “Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë.”
Rama një ditë para se Thaçi të nisej në Hagë vizitoi Kosovën dhe takoi personalisht atë, ndërsa me këtë shënim në ‘facebook’ konfirmon edhe njëherë qasjen e tij për këtë çështje. Ndërkohë Thaçi i tha këto fjalë, që citohen edhe në shënimin e Ramës, në deklaratën ku iu drjtua popullit të Kosovës pas kthimit në Hagë ditën e sotme.
Thaçi tha se ky proces nga gjykata e Hagës është i radhës në vazhdën e sulmeve ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



