Valteri: Të rinjtë duhet të futen në politikë për të ndryshuar realitetin, cilësia parlamentarizmit fillon nga etika

Valteri: Të rinjtë duhet të futen në politikë për të ndryshuar realitetin, cilësia parlamentarizmit fillon nga etika

Ish-deputeti Halit Valteri në emisionin “Stay Tuned” në MCN TV ka rikujtuar edhe njëherë për publikun se si e ka nisur karrierën e tij politike.

Ai tha se ka qenë në gjimnaz 15 vjeç kur ka nisur këtë rrugëtim dhe se deri tani numëron rreth 16 vjet i përfshirë në politike. Aktualisht Valteri është duke bërë atë që duhet të bëjnë të gjithë të rinjtë, të bërtasin fort kundër të keqes.

Pjesa politike zë një pjesë të madhe të ditës dhe kohës sime. Po bëj atë që duhet të bëjnë të gjithë të rinjtë të bërtasin fort kundër padrejtësive dhe kundër të keqes. Fati ka dashur të jem në krahun tjetër politikë, jo me PD ku nisa, sepse sot jam pjesë e PS, ku punoj dhe jam pjesë e fushatës së saj sepse kemi një opozitë pa vizion, pa ide dhe pa imagjinatë. Karriera ime nisi kur kemi qenë djem dhe vajza të vegjël të forumit rinor të PD. E kemi pasur me pasion, zell, dëshirë për të kontribuar aq sa mundeshim për kampin që i përkisnim. Mendoj se politika nuk është as profesion as punë, por e bën se mendon ta bësh apo kontributin tënd për të ndryshuar sadopak realitetin ku jetojmë. Rrugëtimi im ka nisur në 2005 në gjimnazin ‘Qemal Stafa’, kam qenë atë kohë pjesë forumit rinor, që 15 vjeç, pra diku te 16 vjet deri 2019 kur u bëra pjesë e parlamentit. Pastaj vazhdon një lloj karriere që pothuajse e dinë të gjithë.

I pyetur nëse duhet të rinjtë të merren sot me politika, Valteri tha se absolutisht që po, pasi vetëm ata mund të sjellin ndryshimin për të cilin ka nevojë ky vend. Ai tha se nëse kuvendi do të kishte 100 të rinj dhe 40 senatorë të vjetër do të ishate shumë herë më mirë se sot.

Rëndom nëpër kafe, ambiente të punës, rrugë, parqe dëgjon vetëm ankesa, s’ka punë, duhet të iki, ta lëmë këtë vend etj etj, pra mijëra justifikime si pasojë e mos pasurit guxim të ndryshimit të madh i cili vjen pikërisht nga të rinjtë. Nga vitet ‘90 deri sot kemi të njëjtët personazhe politike, beriha, Meta, Rama dhe nga 140 deputetë e parlamentit hiq 40, ajo 100 qëndron aty si limon i shtrydhur që s’ka më çfarë të japë, por qëndron aty si një statuskuon. Të rinjtë duhet të futen në politikë për të ndryshuar këtë realitet dhe të mos kenë 1001 arsye për të mallkuar këtë vend. Jam i bindur se nëse kuvendi do të kishte 100 të rinj dhe 40 senatorë të vjetër do të ishte shumë herë më mirë.

Valteri shtoi më tej duke ju drejtuar moderatores, Valbona Mhilli se “nëse ne të dy do të ishim në kuvend minimumi do kishim një etikë ndryshe nga kjo që kanë sot këta, ne të dy do të kishim patjetër një debat për çështjet tona, ligjet dhe do kishte një cilësi tjetër parlamentarizmi. Cilësia parlamentarizmit fillon nga etika, në momentin që hap TV të enjten shqiptarët shikojnë të njëjtën skenë. Marrja peng e një institucioni për arsye të ndryshme është marrja peng e atyre shqiptarëve që kanë interes për të dëgjuar diskutimet e deputetit të tyre dhe ky është realisht për të ardhur keq”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy