Gara për kreun e BKH/ Lala: Problematikë është nëse KLP do të rrëzojë kandidaturat dhe të rinisë procesi nga e para, ka paqartësi në ligj

Gara për kreun e BKH/ Lala: Problematikë është nëse KLP do të rrëzojë kandidaturat dhe të rinisë procesi nga e para, ka paqartësi në ligj

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka hyrë në fazën e dytë, pas publikimit nga SPAK të emrave të shtatë kandidatëve që kanë kaluar në këtë fazë. 

Megjithatë, gazetarja investigative Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, theksoi se problemi kryesor nuk është zgjedhja e kandidatit, por mundësia që Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të rrëzojë procesin dhe të detyrojë rinisjen e tij nga e para, për shkak të paqartësive ligjore.

Unë e konsideroi garën për kreun e BKH-së si shumë më tepër se një proces emërimi.

Një garë për kreun e BKH-së nuk është thjesht një ‘luftë’ për një post. Kjo ka të bëjë me burimin e informacionit që mund të marrë politika dhe krimi i organizuar. Prandaj, është një betejë shumë e ashpër. 

Unë e shoh problemin kryesor te KLP, i cili mund të ndalojë procesin, duke e kthyer gjithçka në pikën e nisjes. 

Ajo që shoh unë si problem është se çfarë do të bëjë KLP.

 Kjo është ajo që ngre gjithë debatin. Nëse KLP e rrëzon kandidaturën, procesi duhet të rinisë nga e para, dhe kjo nuk është e qartë në ligj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy