Deputetja Hajdarmataj në forumin e të zgjedhurve të Ballkanit Perendimor

Deputetja Hajdarmataj në forumin e të zgjedhurve të Ballkanit Perendimor

Përhapja masive e drogës në Shqipëri po cënon ekulibrat socialkomikë jo vetëm të shqiptarëve por të mbarë rajonit, ndaj duhet një reagim i fortë kundër trafiqeve të paligjshme. Ky ishte mesazhi që dha deputetja Mimoza Hajdarmataj në forumin e deputetëve nga Ballkani Perëndimor me temë “Forcimi i legjislacioni dhe shkëmbimi i eksperiencave me deputetët e BE”, organizuar në Bosnje me mbështetjen e NDI. Deputetja demokrate u shpreh se rajoni duhet të rrisë bashkëpunimin në ekonomi dhe në forcimin e demokracisë. Ajo u shpreh se në Shqipëri, Parlamenti dhe institucione të tjera janë kapur nga interesat të krimit dhe korrupsionit.

Në fjalën e saj zonja Hajdarmataj tha ndër të tjera se në Parlament ligjet po kalojnë me forcën e kartonave, ligje antihumane dhe në shkelje të plotë Kushtetutës, duke iu referuar rastit më të fundit, importit të plehrave, ku ka një vullnet kombëtar në kundërshtim të plotë me atë të qeverisë dhe mazhorancës.

Prej tri vitesh, tha Hajdarmataj, shqiptarët nuk po gjejnë asnjë zgjidhje të halleve të tyre nga qeveria, por përkundrazi papunësia, varfëria dhe dëshpërimi janë bërë normë e jetës së tyre ndërsa shpëtimi mbetet vetëm azili në Perëndim. “Opozita me grupin e saj parlamentar e ka në krye axhendës zgjidhjen e krizës përmes një programi konkret ekonomik, forcim të tregut, ulje të taksave dhe luftë kundër korrupsionit”, tha Hajdarmataj.​

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy