Ahmetaj takim me sipërmarrës në Vlorë: Me rëndësi përgatitja për sezonin turistik

Ahmetaj takim me sipërmarrës në Vlorë: Me rëndësi përgatitja për sezonin turistik

Nga Vlora, pas përfundimit të takimit me operatorët turistik zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për mungesën e bashkisë së Vlorës në takim dhe kryetarit Dritan Leli shmangu pyetjen duke mos u përgjigjur, por duke vendosur theksin tek pjesa se bashkëpunimi me bashkinë e Vlorës është tepër thelbësor.

Ahmetaj shprehet se nëse dy milionë euro të dhëna nga bashki e Vlorës për pastrimin e qytetit nuk mjaftojnë, atëherë qeveria e vendit do të japi fonde ekstra duke dyfishuar fondin për pastrimin për sezonin turistik.

Pjesëmarrësit këtu janë të gjithë sipërmarrës dhe institucione. Unë takimet me partinë i bëj më vete. Këtu ishte takim në kuadër të parapëgatitjes për sezonin turistik dhe jo si përfaqësues politik, por si anëtar i kabinetit qeveritar. Unë mendoj se përgatitja për sezonin është shumë e rëndësishme dhe për injektimin e një kulture të përgjegjshme ndaj shërbimit për turistët. Shoh përgjegjshmëri shuëm të madhe nga pjesa e institucioneve. Bashkëpunimi me bashkinë është i rëndësishme. Këtë vit buxheti për pastrimin do të jetë i dyfishtë dhe do të ketë edhe fonde shtesë nga qeveria. Pritet që të përballet me numra turistësh seriozë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy