Elezi: Struktura me të cilën Berisha po e fut PD-në në garë nuk mund të sjellë fitore. Shumica e demokratëve besojnë tek SPAK-u

Elezi: Struktura me të cilën Berisha po e fut PD-në në garë nuk mund të sjellë fitore. Shumica e demokratëve besojnë tek SPAK-u

Ibsen Elezi, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar tha në studion e MCN Live se struktura me të cilën Berisha po e fut PD-në nuk do të sjellë fitore.

I ndalur tek retorika kundër SPAK, Elezi tha se edhe pse Berisha e cilëson si organizatë kriminale, shumica e demokratëve besojnë tek kjo strukturë.

Fakti që Berisha nuk ka ndërtuar dot ekip të ri, të rithemeluar siç e pretendoi nga pamundësia apo mungesa e dëshirës janë çështje të tjera, struktura me të cilën po e fut PD-në në garë është një strukturë që nuk mund të sjellë fitore, është shumë e vështirë të sjellë fitore. Ky është argumenti që themi. Duke mos bërë një reformim të PD-së në përmbajtje, por edhe në figura nuk mund të sjellësh fitore se duhet të paraqesësh modelin e ndryshëm të Edi Ramës. E dyta, retorika kundër SPAK. Në janar ishte një sondazh që 50% e demokratëve e mbështesnin SPAK, 60 % e opinionin publik e mbështesnin SPAK, ishin vetëm 19% kundra. Një fashë e ndërmjetme nuk ishin kundra por nuk kishin besim që SPAK mund të bëjë gjë. Mbështetja ndaj SPAK është në masivitet, është mbi 60%. Edhe pse Berisha ka thënë është organizatë kriminale, shumica e demokratëve besojnë se ato po shohin. Atyre nuk i intereson se çfarë thotë Berisha kur shohin që futen njerëzit në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy