Sejamini: Kandidatët në zgjedhjet lokale, treguesi ku po shkon PD. Abilekaj: Bashkimi pa kushte, mungesë karte morale

Sejamini: Kandidatët në zgjedhjet lokale, treguesi ku po shkon PD. Abilekaj: Bashkimi pa kushte, mungesë karte morale

Analisti Neritan Sejamini në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar për mundësinë e bashkimit të dy grupeve të PD duke u shprehur se nëse ndodh kjo gjë atëherë kandidatët e përbashkët në zgjedhjet vendore do të jenë treguesi i vërtetë se ku po shkon kjo parti.

Kandidatët për deputetët në zgjedhjet lokale do jenë treguesi i vërtetë se ku po shkon kjo parti. Si do i zgjidhim gjërat në PD, bashkim ose duke bërë parti më vete. Ky grup kur vjen puna për punë, Llibeaj për shembull nuk ka asnjë pushtet dhe mban pushtetin dhe nuk e lëshon, vete kudo si kryetar i partisë demokratike, takon delegacionet e huaja në emër të PD. Këta njerëz sot, Alibeaj hiqet sikur është kryetar i vërtetë i PD, i zgjedhur, ndërkohë që ai është i pa emëruar, i pa zgjedhur, thjesht i komanduar.

Ndërsa gazetari Enton Abilekaj kërkoi të kuptonte modalitetet e këtij bashkimi për zgjedhjet lokale, ndërsa theksoi se nëse grupi Alibeaj kthehet te Berisha pa kushte atëherë kemi të bëjmë me mungesë karte morale.

Doja të merrja vesh modalitetet e këtij bashkimi për zgjedhjet lokale, sepse po folëm pastaj për bashkim partish është një hap më i avancuar. Por të kthehen këta në Partinë Demokratike kështu pa kushte, pa gjë, duke hequr dorë nga ato akuza dhe qëllimi për të cilën u përça PD, atëherë kemi të bëjmë me mungesë karte morale. Prandaj duhet parë nëse është bashkim elektoral, një aleancë brenda partish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy