Boçi: Rama po bën kasaphanë, vetëm që të kapë universitetet

Boçi: Rama po bën kasaphanë, vetëm që të kapë universitetet

Luçiano Boçi e ka cilësuar si kasaphanë atë që po bën Fakulteti i Drejtësisë me studentët. Sipas Boçit, ish-deputetit të Partisë Demokratike që i referohet një postimi të fakultetit në ‘Facebook’, studentët po detyrohen të kthehen në godinë, me qëllimin e vetëm, pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 korrikut.

Kjo, pasi në postimin e fakultetit sipas Boçit, thuhet se studentët ditën e hënë duhet të paraqiten në provim 30 minuta më herët, për shkak se familjarët e disa prej tyre kanë rezultuar me koronavirus.

Mesazhi i dalë nga fakulteti në këtë rast sipas Boçit është i tmerrshëm.

STATUSI NGA LUÇIANO BOÇI

KASAPHANË 2020
Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në “online”, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim.
Mesazhi i dalë nga Fakulteti i Drejtësisë, është i tmerrshëm.

Pranohet dhe argumentohet përhapja masive e virusit, por nuk hiqet dorë nga futja në turmë, në salla të mbyllura e studentëve dhe e pedagogëve!!!!
Gjithçka i ngjan një udhëtimi drejt ferrit.

Më fatlumët do kthehen shëndosh e mirë. Për të tjerët nuk dihet.
Dhe i gjithë ky ngulmim, për t’i çuar studentët në kasaphanë, lidhet me një qëllim.
Të quhen sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut!
Rama rri e vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë.
Atij i duhen me çdo kusht Universitetet, jo jetët e studentëve.
Kriminale dhe amorale!!!!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy