
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është pritur në një takim nga ministri Federal i Brendshëm, Horst Seehofer, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani. Në një postim në rrjetin social "Twitter", Xhafaj shkruan se Gjermania jep dritën jeshile për hapjen e negociatave.
"Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të dpd që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen", shkruan në "Twitter" Xhafaj.
"Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike", thuhet në postim.



