Zgjedhjet në SHBA, Zonja: Nuk na ndikojnë si Ballkan, Harris apo Trump për ne njësoj

Zgjedhjet në SHBA, Zonja: Nuk na ndikojnë si Ballkan, Harris apo Trump për ne njësoj

Gazetari Sebastian Zonja i ftuar në Zgjohu me MCN ka komentuar lidhur me zgjedhjet presidenciale në Amerikë për të cilat u shpreh se ne si Ballkan nuk ëhstë se na ndikojnë, por ne jemi në kërkim të ndihmës amerikane sa i përket luftës ndaj korrupsionit.

Ai tha se kushdo nga dy kandidatët të fitonte këto zgjedhjet si Trump apo Harris për ne të dy do të kenë të njëjtën qasje.

Faktikisht ne si Ballkan nuk është se na ndikon fare, i bëjmë pak qejfin vetes sikur ndikohemi por në të vërtetë nuk na ndikon. Ajo që mund të themi është se ne kërkojmë ndihmën amerikane për të luftuar korrupsionin.

Ka ndihmë amerikane, por jemi ne që e vendosim veten në qendër të vëmendjes sepse për ne të dy kandidatët do kenë të njëjtën qasje, të dy janë dakord përsa i përket Kinës dhe Izraelit, ndryshimi i vetëm në politikën e jashtme është çështja e Ukrainës.

Inflacioni u rrit si pasojë e pandemisë dhe ky inflacion që ka Biden është inflacion i pandemisë.  Në këtë aspekt ka një problem të madh në ekonominë amerikane që është borxhi federal amerikan që as Harris dhe as Trump nuk e ka prekur.

Kjo teza që ka parashtruar Elon Musk se mund të shkohet drejt një lufte civile nuk e besoj se do jenë aq budallenj sa ta bëjnë. Në këtë aspekt emigracioni ka qenë dhe më herët nuk është se është hera e parë, kjo është brenda 12 linjave politike amerikane, nuk është rrymë e panjohur brenda Amerikës.

Në këtë aspekt janë problemet e emigracionit por mënyra se si mund të zgjidhen këto probleme mënyra se si e thotë Trump unë besoj se Amerika nuk i ka mundësitë për ta zgjidhur. E dyta politikanët populistë aktualisht po e fusin botën në një qorsokak, kur hynë ideologjia në mes dhe duam ti zgjidhim me të problemet atëherë problemet shtohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy