“Vjosa”, Rama: Qeveria jonë s’pranon leksione morale se si duhet të sillemi me natyrën

“Vjosa”, Rama: Qeveria jonë s’pranon leksione morale se si duhet të sillemi me natyrën

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës tha se qeveria e tij nuk pranon leksione morale nga europianët.

Ai tha se edhe ata kanë pasur lumenj të egër, por që i kanë ‘zbutur’ rrugës për qëllime të caktuara.

Nuk ka asnjë vend, se bota është e madhe për të folur me siguri, që të ketë një park kombëtar që e përshkon trupin e vendit. Patjetër që duhet ruajtur, por më parë që të na japin leksionet, duhet të kujtohen se të egër kanë qenë lumenjtë e Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që nuk kanë qenë për mbrojtjen e natyrës.

Jemi mirënjohës për nxitjen, inkurajimin, për gjithçka që jemi mundur të mësojmë në një proces që nuk ka qenë i lehtë, deri në transformimin e Vjosës në një park kombëtar. Ne nuk mund të mos e themi që leksionet morale se si duhet të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot!

S’i pranon dot, aq më tepër në një botë ku ndotësit më të mëdhenj, dhe burimet e rrezikut për mjedisin, në kushtet e një përpjekje globale, përballë ndryshimeve klimatike, janë një pjesë e madhe e atyre që bëjnë moralin më insistues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy