Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka braktisur banorët në veri të vendit duke i lënë të bllokuar nga bora.
Në një deklarat për mediat deputeti Arben Ristani, thotë se kompania që ka fituar tenderin për pastrimin e rrugëve atje është e deputetit të PS-së, Sadri Abazi.
Nga selia blu Ristani hodhi akuza ndaj kompanisë pasi nuk po e kryen detyrën dhe se me arrogancë u mbyll edhe telefonin zyrtarëve.
“Në krye të këtij skandali është firma e deputetit Sadri Abazi regjistruar në emër të nipit, e cila në segmentin KoplikBogQaf Thore, dhe KoplikRazemHani HotitTamareVermosh, jo vetëm nuk ka nxjerrë asnjë punonjës në rrugë, por nuk denjon as tu hapë telefonin drejtuesve vendor”, vijon më tej Ristani.
Deputeti demokrat vijoi akuzat duke theksuar se qeveria nuk është e pranishme me ndihma ushqimore, apo me medikamente në asnjë familje në zonat e izoluara dhe pa drita prej dy ditësh.
Ky abuzim në kurriz të qytetarëve në këto ditë të vështira meriton një hetim serioz nga prokuroria.



