Klosi: Mazhoranca ka vullnet për votën e emigrantëve, vizita e Ramës në Athinë s’ka lidhje me Belerin

Klosi: Mazhoranca ka vullnet për votën e emigrantëve, vizita e Ramës në Athinë s’ka lidhje me Belerin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me votën e emigrantëve.

Ai tha se mazhoranca ka vullnet për realizimin e saj, ndërsa tha se edhe vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, është pikërisht për energjizimin e diasporës dhe ftesën që i bëhet atyre për t’iu bashkuar vizionit të Partisë Socialiste.

Në ndryshimet e bëra në Kod është sanksionuar vota e emigrantëve. Vizita e Ramës në Athinë ka të bëjë edhe me këtë dimension, për kontaktet me diasporën për të pasur një rienergizim të marrëdhënieve të emigrantëve me shtetin shqiptar dhe ftesën pqë duet tu bërë aty që të jenë pjesë e vizionit të PS dhe Ramës për Shqipërinë e vitit 2030. 

Kemi vullnet për votën e emigrantëve, mazhoranca e ka shprehur një gjë të tillë. Kjo është një votë që ka nevojë për një procedurë standarde dhe një debat mbi mënyrën se si do të realizohet. Jemi të dëshiruar për një gjë të tillë.

Sa i takon vizitës së Ramës në Athinë e cila korrespondon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Beleri, Klosi tha se nuk ka tendencë të ndikojë politikat e brendshme të Athinës.

Nuk ka asnjë lidhje me datën 1 vit të arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë siç nuk ka asnjë tendencë që takimi i Athinës të ndikojë në politikën e brendshme të vendeve.

S’kemi asnjë arsye të ndikojmë politikat e brendshme të Athinës. Nuk do të ketë logo politike, por do të jetë një bashkëbisedim i kryetarit të shtetit me shqiptarët e atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy