Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do të vizitojë sot Shqipërinë, në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.
Rutte do të pritet nga një ceremoni zyrtare në “Dëshmorët e Kombit” nën prezencën e kryeministrit Edi Rama.
Më pas rreth orën 12:30 Rutte dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Dëshmorët e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte
14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie
Pritet që kryeministri i Holandës të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës hajen e negociatave në BE për Shqipërinë.



