Basha: Ndryshimi do të vendoset në 25 prill me votën e shqiptarëve

Basha: Ndryshimi do të vendoset në 25 prill me votën e shqiptarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se ndryshimi do të vijë në datën 25 prill me votën e qytetarëve.

Pas takimeve që pati këtë të shtunë në Berat, Basha u shpreh i bindur se për qytetarët, koha e Edi Ramës në qeveri ka mbaruar. Lideri demokrat thekson se këto zgjedhje nuk do të jenë as për të e as për Ramën, por për shqiptarët.

“Sot në Berat ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për ndryshimin që po vjen. Beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua. Këto zgjedhje janë për shqiptarët! Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton! =SHQIPERIAFITON”, tha Lulzim Basha në “Facebook”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy