Gazetari Mariglen Kume, e cilëson farsë garën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Ai tha për “MCN Live” se bazuar në statutin aktual të Partisë Demokratike, kreu aktual Sali Berisha nuk duhet të kandidonte, pasi ka humbur zgjedhjet.
Sipas tij, të gjithë e kanë kuptuar se me Sali Berishën demokratët nuk vijnë dot në pushtet.
Nuk ka garë do shkojmë në 23 maj me votëbesim, me referendum dhe mjekja në garë që kandidoi, do skualifikohet pasi nuk plotëson kushtet. E gjitha ka qenë një proces farsë, por t’i duhet ta nisësh farsën elektorale nga vetja, kur nuk ke garë, por ke votëbesim. Kot ankohesh për kundërshtarin e madh politik. Kemi të bëjmë me partinë më të madhe opozitare. Sjellin dokumentet te recepsioni.
Zoti Berisha me këtë statut që ka Partia Demokratike sot nuk duhet të kandidojë se humbi zgjedhjet. Që ta bëjmë me referendum ta kishin thënë që në fillim që do shkojmë në referendum, por të mos bëjnë sikur bëjnë procese, se njerëzit e shohin që nuk është një proces normal.
Të gjithë ia dimë meritat zotit Berisha që ka kapitalin më të madh në PD, por të gjithë e kanë kuptuar se me zotin Berisha, qoftë për arsye biologjike, nuk vijnë dot në pushtet. Nuk bëjnë zë se duan të marrin ndonjë post nënkryetari në parti, sekretar etj. Kur të mbyllet ky proces, mbase kemi të bëjmë me një shfaqje revolte.



