Nikolla uron Gjeloshajn për fitoren e zgjedhjeve në Tuz: Vullneti i zgjedhësve do t’i shërbejë zhvillimit

Nikolla uron Gjeloshajn për fitoren e zgjedhjeve në Tuz: Vullneti i zgjedhësve do t’i shërbejë zhvillimit

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla uron fituesit e zgjedhjeve në komunën e Tuzit.

Në urimin e saj, Nikolla përgëzoi “Forumin shqiptar” dhe kryetarin Gjeloshaj për fitoren e 5 marsit.

Përgëzime koalicionit “Forumi shqiptar” dhe kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për fitoren në zgjedhjet e 5 marsit. Vullneti i zgjedhësve të Tuzit do t’i shërbejë zhvillimit, mirëqenies, bashkëjetesës paqësore të komuniteteve dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj!.

Kryetari aktual i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” ka arritur të fitojë 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme me komunën e Tuzit.

Në koalicionin “Forumi Shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy