
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj propozoi sot në emër të grupit të PD-së, dy kandidatë për postin e Avokatit të Popullit.
Alibeaj tha se do të propozojë Ledio Brahon dhe Dorjan Gjomarkaj.
Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, të gjithë e kemi parë me seriozitetin më të madh për shumë arsye. Sot e gjithë arkitektura e shtetit shqiptar është e deformuar. Institucionet e pavarura janë të kapura dhe të përqendruara në një dorë të vetme mazhoranca.
Ai theksoi se kanë dhënë sinjale për mënyrën si duhet të zgjidhen funksionarët e lartë.
Kriteret e kryesore ishin, pastërtia e figurës, një element kryesor i konceptit të vettingut. Është një rast i mirë për ta vënë në jetë. Kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën.
Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin.



