7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024.
Gazetari Mariglen Kume duke komentuar në edicionin e lajmeve në Mcn Tv shifrat e Agjencisë Europiane të Azilit, vuri në dukje se Shqipëria kryeson listën e vendeve në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se vendet më të preferuara për shqiptarët janë Gjermania dhe Franca.
“Për të disatin vit radhazi Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor sa i takon vendeve që kërkojnë azil në një vend të BE-së. Janë Franca dhe Gjermania vendet më të preferuara. Shqipëria është e vendosur në listën e vendeve të sigurta, çka e bën azilin më të vështirë. Kërkesat janë kryesisht për azil ekonomik dhe nuk pranohen nga vendet e BE. 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024. Kemi qenë vendi që kemi kryesor në Ballkanin Perëndimor, dhe kemi qenë gjithmonë të dytët pas vendeve në luftë si Siria, apo Ukraina, kur u agresua nga Rusia. Procedura ka raste që zgjat për më shumë se një vit, dhe shtetasit shqiptarë herë pas here marrin një asistencë dhe në të zezë punojnë, ose gjejnë mënyra për t’u pajisur me dokumente. Gjermania i ka lehtësuar shumë procedurat qoftë për të marrë dokumentet apo një vizë punë. Pas Shqipërisë sa i përket Ballkanit është Kosova, që ka një rritje të kërkesave për azil, mbi 6900 shtetas. Më pas vjen Maqedonia e Veriut, thuajse dyfish më të ulëta se ne kërkesa, pastaj Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe në fund Malin i Zi”.



