Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar për MCN Tv se vendi ynë ka marrë kërkesat e para për të strehuar refugjatë lufte nga Ukraina.
Drejtori i organizatave ndërkombëtare në këtë Ministri, Sokol Gjoka i cili ka shërbyer dhe si ambasador i Shqipërisë në Kiev ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm kërkesash.



