Bledi Dika, analist tha në studion e MCN Informacion se në nivel makro rinumërimi i votave nuk sjell ndryshum, veçse vë në pah problematikat që të gjithë mendonin se i kishim lënë pas në zgjedhjet e kaluar.
Ishte sistemi zgjedhor që u gatua nga dy parti kryesore, që do prodhonte situate të tilla. Rinumërimi në makro nuk sjell ndryshim të madh. Mbetet për të parë çfarë ka dhe opozita ende për të denoncuar. Ka pak gjasa që të ndryshojë diçka. Në nivel mikro të kandidatëve që kërkojnë votat e tyre është mëse e justifikuar kërkesa për rinumërim është parë që ka pasur parregullsi. Kjo është një hap pas. Këtë herë mendonin t’i kishim lënë pas shpine të gjitha këto problematika që mund të kishim pasur vitet e kaluara, por vijnë dhe ritheksohen një herë më fortë duke pasur parasysh sanksionet nga SPAK dhe institucionet ligjzbatuese.



