Shkullaku: Ballkani i Hapur, nismë e dy autokratëve!

Shkullaku: Ballkani i Hapur, nismë e dy autokratëve!

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, thotë se Ballkani i Hapur është një nismë e dy autokratëve, Vuçiç dhe Rama. 

Sipas tij, kjo nismë u mbivendoset nismave të tjera që kanë mbështetjen dhe garancinë e BE-së dhe partnerëve, si CEFTA apo Procesi i Berlinit. 

 Është një nismë që i mbivendoset disa nismave të tjera në rajon dhe që nuk janë vënë në jetë nga Beogradi. Flas për marrëveshjen e CEFTA, që e ka nënshkruar edhe Kosova. Edhe në marrëveshjen e CEFTA, përsëri Serbia nuk ka pranuar të njohë doganat dhe taksat e shtetit të Kosovës. I mbivendoset edhe tregut të përbashkët rajonal, brenda kuadrit të Procesit të Berlinit.

Kam besim më shumë te një proces, që ka garant Berlinin dhe Brukselin, sesa Beogradin.

Deficiti tregtar mes Serbisë dhe Shqipërisë është thelluar tej mase gjatë këtyre katër muajve. Pra kemi një ekonomi shumë më të fuqishme, si Serbia dhe disa shtete me ekonomi shumë më pak konkurruese, që nuk kanë asnjë garanci që humbjet e shkaktuara të kompensohen nga vendet anëtare si në BE.

Nuk mund të pres me entuziazëm një marrëveshje që vjen nga dy liderë, që deri para pak kohësh ishin për një Ballkan me linja etnikisht të pastra, me shkëmbim territoresh. Nga kjo jemi te ideja e një Ballkani pa kufij fare. 

E shoh si përpjekje e dy individëve autoritarë, modeli i të cilëve është dështim i plotë.

Shqipëria dhe Serbia janë shtete ku nuk ka konkurrencë të mirëfilltë dhe pushteti kontrollohet nëpërmjet oligarkëve. Janë regjime hibride. Nuk kanë hapësirë lirie dhe demokraci. Tani do na krijuakan një Ballkan me vlera evropiane.

Mbi të gjitha, edhe vetë Brukseli, Berlini dhe Uashingtoni e shohin me skepticizëm dhe vendos si kusht, që këto procese nuk duhet të konkurrojnë procese integruese evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy