
Pas letrës për largim nga detyra, administratori i Postribes Altin Shabaj ka deklaruar se letra i ka mbërritur përmes një shoferi të dërguar nga kryetari i bashkisë.
Sipas tij vetë Spahia nuk ka denjuar që së paku t’ia komunikojë drejtpërdrejtë vendimin. Ai thekson se do të ndjek hapat ligjor mbi këtë vendim. Kam qenë dhe do të vazhdoj të kontribuoj për PD.
Kjo nuk i shërben bashkimit por përçarjes së PD. Bardh Spahia është njeriu që në vazhdimësi ka përçarë PD dhe unë e kam thënë edhe më herët. Sa i përket shkarkimit, ajo është bërë në mesnatë në zyrat e bashkisë, ngjashëm si dikur celulat komuniste. Unë do të ndjek hapat ligjor mbi këtë vendim. Kam qenë dhe do të vazhdoj të kontribuoj për PD. Edhe në 6 mars mbështeta PD dhe kandidatin Bushati, prandaj edhe është marrë ky vendim. Koha do ta tregojë se kush ka patur të drejtë. Më vjen keq që ishim unë dhe Darragjati të parët që po largohemi edhe pse jemi dy njësitë përherë fituese të PD. Do të shihemi në zgjedhjet e tjera.



