Një situatë e pazakontë u shënua ditën e sotme gjatë kohës kur mbahej tryeza për amnistinë fiskale.
Pak momente para se Kryeministri Edi Rama të merrte fjalën, ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ajo franceze, Elizabeth Barsacq, u larguan nga aktiviteti.
Ky moment nuk kaloi pa u vënë re dhe MCN Tv e sjell në videon më poshtë, teksa nuk dihet arsyeja e largimit të dy kryediplomatëve.



