Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, lajmëroi këtë të enjte se do i drejtohen SPAK me një padi penale ndaj kryetares së Kuvendit. Sipas Bardhit, Nikolla ka shpërdoruar detyrën ndërsa shtoi se aksioni i opozitës do vijojë deri në miratimin e komisioneve hetimore.



