Gentiana Sula zgjidhet kryetare e Autoritetit për hapjen e Dosjeve

Gentiana Sula zgjidhet kryetare e Autoritetit për hapjen e Dosjeve

Kuvendi zgjodhi të enjten Gentiana Sulën në postin e kryetares së Autoritetit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Me 69 votat e deputetëve të maxhorancës dhe 1 abstenim znj. Sula, e propozuar për këtë post nga anëtarët e zgjedhur të Autoritetit dhe nga 28 deputetë, do të drejtojë për një mandat pesëvjeçar institucionin që do të hape dosjet e ish Sigurimit gjatë diktaturës komuniste.

Opozita nuk ishte e pranishme pasi më herët braktisi seancën në shenjë proteste ndaj mospërfshirjes në punimet e sotme të dekretit të presidentit që kthen per rishqyrtim ligjin e mbetjeve .
Seanca e sotme miratoi gjithashtu dhe tre projektligjet e parashikuara në rend dite. Me 71 vota u miratuan ndryshimet në ligjin “Për procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Shqipërisë”. Për këtë ligj, deputeti i LSI-së, Spartak Braho tha se  vendi ynë është anëtar me të drejta të plota i NATO-s, e për rrjedhojë edhe procedurat për hyrjen e daljen e trupave ushtarake të huaja në territorin e Shqipërisë si dhe dërgimi i personelit të Forcave jashtë vendit, diktojnë nevojën për ndryshime. Ai shtoi se ndryshimet e propozuara mundësojnë përshtatje më të mirë të operacionalitetit të FA në këndvështrim të mjedisit të sotëm të sigurisë si dhe të angazhimeve të ndërmarra në kuadër të aleancës të Shqipërisë në NATO.

“Ndryshimet e propozuara tregojnë vëmendjen e merituar që duhet të kenë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe lartësimi i figurës së ushtarakut dhe personelit ndihmës të FA. Sidomos për trupat që bazuar në angazhimet e Aleancës, lind nevoja dhe urdhërohen të kontribuojnë për mjedisin e sigurisë së përbashkët jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Gjithashtu, me 70 vota kaloi pr/ligji “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë” dhe po me 71 vota u miratua dhe pr/ligji “Për shërbimet e kujdesit shoqëror”.

Deputetët miratuan gjithashtu dhe programin e punës së Kuvendit për periudhën 30 nëntor- 24 dhjetor, si dhe kalendarin për tre javët në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy