Zgjedhjet për krerët e PD/ Minarolli për ankesat e listave: Të vijnë t’i verifikojnë emrat

Zgjedhjet për krerët e PD/ Minarolli për ankesat e listave: Të vijnë t’i verifikojnë emrat

Komisioni i Rithemelimit nëpërmjet anëtarit Ervin Minarolli u është përgjigjur akuzave të Irel Elezit, kandidati i tërhequr për kryetar të PD-së në Kukës, i cili tha se zgjedhjet po zhvilloheshin me listat e përgatitura nga Lulzim Basha.

Në një reagim zyrtar të shpërndarë nga PD, Minarolli shkruan se emrat e tjerë janë shtuar në listë janë të shtuar pas referendumit të 18 dhjetorit për shkarkimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. 

Sipas Minarollit, të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën, mund të verifikojnë listat origjinale në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike.

Lidhur me disa pretendime për listat e votuesve në zgjedhjet për kryetar në disa degë të PD, sqaroj si më poshtë: Listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD.

Kësaj liste i janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike.

Ftohen të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike dhe auditimin e procesit të votimit në degë. Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike do të garantojë transparencën e plotë të procesit zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy