Çipi: Në Shqipëri kemi 32 vjet që kërkojmë modelet e Enverit të ngjyrosur ndryshe

Çipi: Në Shqipëri kemi 32 vjet që kërkojmë modelet e Enverit të ngjyrosur ndryshe

Ne në Shqipëri kemi 32 vjet që kërkojmë modelet e Enverit të ngjyrosur ndryshe.

Është ky mendimi i ndarë në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv nga regjisori Kastriot Çipi, i cili e pranon se pushteti të korrupton.

Dhe unë po të shoh pas vetes njerëz që ulërasin pas meje dhe më thurin këngë, por kur të shihem në darkë në pasqyrë, do them se dale unë një gjë e kam që këta po çmenden për mua.

Në vijim tha se ligji shqiptar si për sindikatat, edhe për OJF-të, kërkon një emër kryetari, por se në statut mund të kufizosh në maksimum kompetencat dhe flet nëse ka mandat nga kryesia.

Unë do futesha në një parti që garanton transparencë dhe garë në çdo hap. Por si këto partitë tona nuk do doja kurrë.

Nëse do merrja pjesë në një parti, kurrsesi nuk do pranoja të ishte e financuar nga biznesmenë të fuqishëm. Se dhe pa rekorde kriminale të jenë këta biznesmen, ti do jesh peng i atyre personave.

Nuk ka nevojë të jetë partia e pasur, apo të bëjë shpenzimet e PS-së apo PD-së në fushatë, por partia ka nevojë për përkushtim.

Nëse kjo parti do bëhet ndonjëherë nuk do jetë një parti që do i imponoj konceptin tim, por do i imponoj një rregull të artë: votohet për gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy