
Debate të ashpra kanë shoqëruar sot Kuvendin e Shqipërisë pas arritjes së çmimit rekord të naftës prej 258 lekë /litër.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur funksionimin e bordit metodë komuniste, ndërsa kryeministri Rama ka thënë se është ndihmë në kohë krizash edhe pse ka pranuar se vendi ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon.



