Deputetja demokrate Albvaasn Vokshi jashtë Kuvendit të Shqipërisë në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk është lejuar të marrë pjesë në seancën e sotme plenare me urdhër të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Ajo tha se përjashtimi ka ardhur për shkak se kanë protestuar me pnakarta në duar, ndërsa shtoi se jemi në diktaturë pasi iu është mohuar dhe mundësia për të ankimuar.
Sikurse e ndoqët përsëri unë dhe kolegia ime Hoti nuk u lejuam nga garda për të hyrë në kuvend. Mbledhja e Byros u dështua, sepse ne bazë të audios dhe videos që unë kisha në dispozicion nuk ka pasur asgjë për të bazuar dënimin e tyre. Është dënim politik. Kemi bërë një letër pas dështimit të mbledhjes së Byrosë Politike.
Njoftova kryetaren e Kuvendit sepse në bazë të rregullores në momentin që bëhet ankimi vendimi i komisariatit pezullohet. Tani nuk ke të drejtë as të ankimohesh. Mund të të heqin mandatin dhe nuk ke një organ që të ankimosh, që të vërtetosh që nuk ke kryer asnjë shkelje të rregullores.
Deputetit i duhet garantuar nejç proces i drejtë dhe barabartë, por ne jemi në diktaturë të dënojnë dhe nuk të japin asnjë të drejtë ankimimi. Lajmi i mirë është se zëri i protestës ka shkuar te Rama dhe Nikolla dhe do jemi aty në këmbë deri në rrëzimin e kësaj qeverie.



